Sofia Vergara ka folur hapur mbi problemet që i ka hapur gjithmonë gjoksi i saj i madh.
Aktorja 42-vjeçare tha për ‘Vanity Fair’ se e ka pasur të vështirë të gjente reçipeta që i rrinin mirë dhe ka pranuar se ato i blente në dyqanet që frekuentoheshin nga striptistet.
“Kam gjoks shumë të madh dhe blerja e reçipetave ka qenë makth për mua. Kur erdha në Los Angeles, gjeta vende që shisnin të brendshme për striptiste, për vajza të dobëta me gjoks gjigand”, tha Vergara.
Edhe pse shumë femra do të donin të ishin si ajo, aktorja e serialit ‘Modern Family’ siguroi se nuk është gjë e mirë të kesh gjoks të madh: “Më besoni, do të doja të kisha gjoks të bërë. Sapo shtrihem, ato bien vetë poshtë. Nuk është bukur.”