Legjenda e hip hopit amerikan, Snoop Dogg, aspak nuk është ndarë i kënaqur me rezultatin e zgjedhjeve presidenciale në SHBA.
Reperi në një postim në Instagram ka cilësuar ditën e zgjedhjes së Donald Trump për president të SHBA-së si ditën më të keqe në histori për amerikanët pas 11 shtatorit.
“Dita më e keqe në amerikë, 11 shtatori. Dita e dytë më e keqe në Amerikë, 09.11 (nëntori)”, u shpreh Snoop në postimin e tij, shkruan Telegrafi.
Ai nuk ka përkrahur politikat agresive dhe raciste të Donald Trump, ani pse është kritikuar nga komentuesit e tij fansa, votues të Trump. /Telegrafi/



















