Snap (pa chat) në gjurmët e Google

E publikuar: 24/09/2016 22:46
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ndoshta nuk kanë teknologjinë e Google, por është hapi i parë i kompanisë drejt prodhimit të pajisjeve teknologjike dhe pritshmëritë janë të mëdha.

Snapchat prezantoi syzet e pajisura me kamera nga të dyja anët, që pritet të hidhen në treg brenda këtij viti.

Kompania thotë se modeli fillestar do të jetë në gjendje që të filmojë vetëm 30 sekonda kohëzgjatje kundrejt një çmimi prej 130 dollarësh.

Testimin e parë të këtyre syzeve e ka bërë vetë Evan Spiegel, themeluesi i Snapchat, kompani që ka zgjeruar ambiciet dhe synon që brenda viteve të ardhshme të dalë nga guacka e shërbimit të limituar që ofron deri më tani; atë të komunikimit përmes mesazheve dhe fotove në aplikacionin që ka.

Pikërisht këtij objektivi, shkruan Wall Street Journal, i shërben edhe ndryshimi i emrit të kompanisë, që ka hequr dorë nga “Chat” dhe nga sot e në vazhdim do të quhet vetëm “Snap”.