Ende nuk kemi një njoftim zyrtar, por përgjigjet e përgjegjësve të Sony Mobile në twitter nuk do t’i gëzojnë edhe aq poseduesit e modeleve të kompanisë japoneze që nuk i përkasin serisë Xperia Z, pasi mesa duket vetëm kjo seri do të përmirësohet në Lollipop.
Seria Z (duke përfshirë edhe modelin e parë, Xperia Z) do të përmirësohet në versionin e ardshëm të Android-it, ndërsa pajisje të tjera të 2014-ës, si Xperia M2 Aqua, Xperia E3, Xperia C3, Xperia T3, Xperia T2 Ultra dhe Xperia E1 mesa duket do të mjaftohen me Android KitKat.
Sa i përket pajisjeve Xperia të këtij viti, M4 Aqua që u prezantua në Barcelonë do të disponojë Android 5.0 Lollipop “out of the box”, ndërsa modelet Ε4 dhe Ε4g do të përmirësohen në versionin e ri të sistemit operativ fill pas lansimit të tyre.