Chris Smalling ka qenë viktimë e një vjedhjeje në tentativë në shtëpinë e tij në Romë të martën mbrëma.
Sipas “Il Corriere dello Sport”, hajdutët thyen një dritare për të hyrë në shtëpinë e mbrojtësit anglez dhe u përpoqën të merrnin një kasafortë përpara se të largoheshin nga vendi i ngjarjes, transmeton Gazeta Express.
Megjithatë, përpjekjet e tyre për të marrë kasafortën rezultuan të pasuksesshme.
Policia italian doli në vendngjarje dhe aktualisht skuadra mjeko-ligjore po kryen analizat e tyre. Po ashtu po vijojnë hetimet për të parë nëse është vjedhur diçka.
Sipas analizave fillestare, një bandë profesionistësh është e përfshirë në këtë rast.
Smalling ishte tashmë viktimë e një vjedhjeje të armatosur në shtëpinë e tij në vitin 2021 dhe i ishte nënshtruar një tjetër tentative vjedhjeje kohët e fundit.
Mbrojtësi i Romës do të paraqitet në polici të hënën për të deklaruar për çdo send eventual që i është vjedhur. /Gazeta Express/