Gjykata e Qarkut në Kranj do të vërtetojë nëse në Serbi ekziston aktakuza kundër Ramush Haradinajt i cili të mërkurën u ndalua në aeroportin Brnik të Lubjanës transmetojnë mediat sllovene.
Gjykata gjithashtu do të kontrollojë nëse Haradinaj, për veprat të cilat e akuzon Serbia është gjykuar në gjykatën për krime lufte në Hagë.
Në njoftimin e gjykatës thuhet se ekzistimi i urdhër arrestit serb që nga viti 2006 në bazë të së cilit edhe u arrestua Haradinaj është vërtetuar nga policia, përcjell kp.
Me këtë rast gjykata ka përsëritur se shtetasi i Kosovës pa e bërë emrin publik do të gjendet në territorin slloven aq kohë derisa çështjet e mësipërme nuk zgjidhen.