Sllovenia mbështet heqjen e vizave për qytetarët e Kosovës

20.11.2015 13:24
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Sllovenia mbështet heqjen e vizave për qytetarët e Kosovës

Pas takimeve me udhëheqësit e institucioneve të BE-së në Bruksel, ministri i Integrimit Evropian z. Bekim Çollaku ka vazhduar vizitat zyrtare në shtetet anëtare të BE-së.

Ai sot po qëndron në Lubjanë ku është takuar me zëvendëskryeministrin, njëherësh ministër i Punëve të Jashtme i Republikës së Sllovenisë, z. Karl Erjavec, si dhe me sekretaren e Shtetit në Ministrinë e Jashtme, ambasadoren Dragoluba Bencina.

Sipas njoftimit për medie, ministri Çollaku në takimin me ministrin e Jashtëm slloven Erjavec është biseduar për zhvillimet në Kosovë duke u fokusuar në agjendën evropiane.

Ministri Çollaku ka falënderuar kryediplomatin slloven, për kontributin dhe mbështetjen e vazhdueshme që shteti i tij i ka dhënë Kosovës qoftë përmes bashkëpunimit bilateral, me theks të veçantë bashkëpunimi në rrafshin ekonomik, ashtu edhe përmes prezencës diplomatike dhe ushtarake në kuadër të misioneve ndërkombëtare në Kosovë.

Ministri Çollaku ka njoftuar palën sllovene me hapat që po ndërmerr Kosova në fushën e integrimit evropian duke u ndalur tek caku i radhës që lidhet me liberalizimin e vizave.

Pas nënshkrimit të Marrëveshjes së Stabilizim Ascociimit (MSA) mes Kosovës dhe BE-së dhe ratifikimit të saj në Kuvendin e Republikës së Kosovës, ministri Çollaku, ka nënvizuar se Kosova pret me të drejtë nga Komisioni Evropian, të konfirmoj përmbushjen e kritereve për procesin e liberalizimit të vizave dhe të rekomandojë heqjen e regjimit të vizave për qytetarët e saj. Ministri, Çollaku potencoi se Kosova ka përmbushur të gjitha kriteret e përcaktuara nga Komisioni Evropian që qytetarët e saj të lëvizin lirshëm dhe pa viza në Zonën Schengen dhe se pret mbështetjen e vendeve mike siç është Republika e Sllovenisë në këtë proces.

Ndërkaq kryediplomati slloven z. Erjavec dhe ambasadorja Bencina, kanë përgëzuar ministrin Çollaku për nënshkrimin e MSA-së, lidershipin e treguar në marrjen e vendimeve të rëndësishme të cilat kanë forcuar perspektivën evropiane të vendit, si dhe kanë rikonfirmuar gatishmërinë e shtetit të tyre për të përkrahur liberalizimin e vizave për kosovarët.

Palët ndër të tjera u pajtuan edhe për nevojën e përbashkët të thellimit të bashkëpunimit ekonomik pas nënshkrimit të MSA-së në mes Kosovës dhe BE-së, si një mundësi të shkëlqyeshme për rritjen e shkëmbimeve tregtare e investimeve mes dy vendeve. Po ashtu u diskutua lidhur me thellimin e bashkëpunimit në sektorin e edukimit, shkencës, kulturës dhe turizmit.
Bashkëbiseduesit u dakorduan mbi nevojën e stabilitetit politik në vend dhe funksionimit demokratik të institucioneve duke nënvizuar se dhuna e përdorur e dëmton imazhin e Kosovës, rrjedhimisht edhe procesin e integrimit evropian dhe rrezikon vendimin për liberalizim të vizave për qytetarët e Kosovës.Displaying SLO5.jpg

Displaying SLO6.jpgDisplaying SLO6.jpgDisplaying SLO4.jpgDisplaying SLO4.jpgDisplaying SLO6.jpg

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Trump thotë se faza tjetër e bisedimeve me Iranin do të jetë “më e lehtë”

Trump thotë se faza tjetër e bisedimeve me Iranin do të jetë “më e lehtë”

Vjen drita e gjelbër nga senati: Zvicra shton praninë ushtarake në Kosovë

Vjen drita e gjelbër nga senati: Zvicra shton praninë ushtarake në Kosovë

Kurti: Pas certifikimit të rezultateve, prioritet konstituimi i institucioneve – për presidentin na duhet bashkëpunim me opozitën

Kurti: Pas certifikimit të rezultateve, prioritet konstituimi i institucioneve – për presidentin na duhet bashkëpunim me opozitën

Përditësohen të dhënat: Ndryshon numri i ulëseve të partive në Kuvend

Përditësohen të dhënat: Ndryshon numri i ulëseve të partive në Kuvend

Trump: Marrëveshja me Iranin është nënshkruar

Trump: Marrëveshja me Iranin është nënshkruar

Numërimi i votave të mërgatës, Vetëvendosje sërish kalon në 52 mandate

Numërimi i votave të mërgatës, Vetëvendosje sërish kalon në 52 mandate

Britania riafirmon angazhimin në Kosovë, pavarësisht paralajmërimeve të NATO-s për reduktim të KFOR-it

Britania riafirmon angazhimin në Kosovë, pavarësisht paralajmërimeve të NATO-s për reduktim të KFOR-it

Rama kritikon Qeverinë për neglizhencë në mirëmbajtjen e autostradave

Rama kritikon Qeverinë për neglizhencë në mirëmbajtjen e autostradave

Sonte nis faza e dytë e dezinsektimit në Prishtinë, Gashi: Janë planifikuar gjashtë faza gjatë verës

Sonte nis faza e dytë e dezinsektimit në Prishtinë, Gashi: Janë planifikuar gjashtë faza gjatë verës

Ekzekutohen 100 eurot për punëtorët e sektorit privat

Ekzekutohen 100 eurot për punëtorët e sektorit privat

FSK dhe FARSH trajnohen për veprime të përbashkëta

FSK dhe FARSH trajnohen për veprime të përbashkëta

Mali i Zi hedh poshtë akuzat e Vuçiqit se zhvillon luftë hibride kundër Serbisë

Mali i Zi hedh poshtë akuzat e Vuçiqit se zhvillon luftë hibride kundër Serbisë

“Mosmarrëveshje lidhur me emërtimin e rrugës në një lagje”, kërkohet paraburgim për tre persona për vrasje në Prizren

“Mosmarrëveshje lidhur me emërtimin e rrugës në një lagje”, kërkohet paraburgim për tre persona për vrasje në Prizren

AGK: Sulmet online janë kërcënimi kryesor për sigurinë e gazetarëve

AGK: Sulmet online janë kërcënimi kryesor për sigurinë e gazetarëve

Forcat Tokësore të Shqipërisë për KFOR në Kosovë: Kontribut për paqen dhe stabilitetin në rajon

Forcat Tokësore të Shqipërisë për KFOR në Kosovë: Kontribut për paqen dhe stabilitetin në rajon

AKB: Rritje në letra e varfëri në jetë, qytetarët dhe bizneset nuk jetojnë me statistika

AKB: Rritje në letra e varfëri në jetë, qytetarët dhe bizneset nuk jetojnë me statistika