Bartësi i Listës Srpska dhe kryetari i këtij subjketi, Zllatan Elek, aktualisht është i gjashti në listë me 41.53% të votave të numëruara për kandidatët për deputetë.
Në krye të listës qëndron Sllavko Simiq me 17,035 vota, ndërsa pasohet me Igor Simiqin me 16,482 vota.
Pas tyre është Liljana Stefanoviq, Nemanja Bishevac dhe Milan Kostiq.
I gjashti me radhë është Ellek, i cili ka marrë 13,036 vota.
Sipas këtyre të dhënave aktuale, Lista Srpska ka nëntë vende në Parlament.


















