Nëse keni hasur probleme tek llogaria juaj në Skype sot, nuk jeni të vetmit. Kompania njoftoi se Skype nuk funksionon tek disa përdorues për shkak të një problemi me cilësimet e statusit.
Përdoruesit kanë shkruar në Twitter se nuk mund të hyjnë tek llogaritë e tyre, të ndryshojnë statusin ose të pranojnë telefonata me anë të Skype-së.
Kompania deklaroi se përdoruesit e Skype mund të dërgojnë dhe marrin mesazhe, por nuk mund të bëjnë thirrje me video. Ajo njoftoi se po punon për ta rregulluar këtë problem, por nuk dha ndonjë shpjegim se çfarë mund ta ketë shkaktuar atë.