Real Madridi ka dështuar të bëhet lider i La Liga-së, pasi ka barazuar me Valenican 1-1 në javën e 17-të.
Pjesa e parë përfundoi pa gola, mirëpo rastet nuk munguan nga të dyja anët.
Treshja e Zinedine Zidanes, Isco, Rodrygo Goes e Karim Benzema u orvatën që të shënonin së paku një gol, mirëpo nuk ia arritën në pjesën e parë.
Pjesa e dytë ishte fatale për Los Blancos, pasi Valencia arriti ta zhbllokonte sfidën me një gol të bukur.
Minuta më vendimtare e takimit ishte ajo në të 78-në, kur Carlos Soler shënoi golin e epërsisë me një asistim nga Daniel Wass.
Kur u mendua se madrilenët po e humbin takimin, ishte sulmuesi francez që e shënoi golin e barazimit në minutën e 90+5, për ta marrë kështu së paku një pikë.
Pas javës së 17-të, Real Madridi është në vendin e dytë me 35 pikë, aq sa ka edhe Barcelona në të parin.
Në xhiron e 18-të, Los Blancos do të jenë mysafir të Blaugranasëve, e që do të jetë El Clasico për vendin e parë.