Vendosja e operas komike te Mozart, Ikja prej Haremit, ka ba te mundun me i rikujtue haremat e sulltanave dhe skllavet e seksit neper to.
Çfare jete asht zhvillue ne Harem? Qysh i ka zgjedhe Sulltani çikat? Sa ka zgjate krejt loja e perzgjedhjes dhe çka ka ndodhe mbasandej?
Daily Mail sjell nji pershkrim te detajuem te jetes dhe seksit neper haremat e dikurshem te sulltanave.
Gazeta shkruen se Sulltani, tue ec neper Harem ka pase mundesi dhe kohe vetem sa me ja qit nji sy e pak me i buzeqesh ndonjanes prej femnave, dhe ajo menjihere e ka marre epitetin ‘guzdeh’ — ‘e pame’.
Menjihere mbas kesaj, çika e ka fitue banesen e vet me sherbetore. Kujdestari i Hamamit e ka marr dhe e ka çue çiken ne masazhe me vajna te parfumosun. Floket e saj jane la me ujin prej xhygymave te argjende dekorue me perla. Trupi i saj asht depilue e thojte e saj jane lye. Mbas kesaj, çika ju ka dorezue Kujdestarit te Teshave dhe te Stolive, per me e vesh dhe zbukurue me stoli.
Vetem mbas krejt kesaj ceremonie, çika ju ka dergue Sulltanit ne dhomen e fjetjes, e shoqnueme prej mashkujve te kastruem, eunuh, qe e kane mesue qysh duhet kadale me ju afrue krevetit te Sulltanit prej pjeses se kambeve.
Kreveti i Sulltanit ka qene nji pallat ne miniature, nji imitim i kohes romake. Krejt dhoma ka qene aq e madhe dhe e dekorueme sa çika e Haremit asht ndie e mrekullueme me mundesine me hy ne ate krevet ashtu si i kane thane eunuhat, nga ana e poshtme e tij, prej kambeve.
Eunuhat e kane mesue çiken se duhet me e kap çarshafin e mendafsht me buze dhe ashtu me hy nen te, tue hype ngadale tenalt deri kur me buze e takon trupin e Sulltanit. Prej atij momenti, Sulltani e merr rolin e tij dhe vazhdon lojen e kenaqesise.
Sekretet e haremave i kane pase mrekullue vizitoret perendimor te Konstantinopolit, sot Istanbullit.
Tregimet per pallatet me koridore sekrete, ku jetojne 370 femna – 12 gra te te Sulltanit, konkubinat dhe virgjinat e tij – bashke me 127 eunuh, i paten ba perendimoret me mbete pa mend.
Istanbulli asokohe pate inspirue nji mode qe asht quejt ‘Turquerie’ — imitim i kultures dhe artit turk — neper qytetet e modes se Europes.
Ne Vjene, ne vitin 1781, i inspiruem nga ‘Turquerie’, kompozitori Wolgang Amadeus Mozart e shkroi “Die Entführung aus dem Serail — Ikja prej Haremit. Kjo opera komike flet per perpjekjet e nji noblezi te ri spanjol, Belmonte, qe mundohet me pshtue te fejuemen e tij prej Pasha Selimit, qe e ka grabite dhe fute ne harem.
Krejt ajo bote e zhvillueme mbrenda bedenave te pallateve turke asht e pershkrueme deri ne detaje, ne librin e autorit nga shekulli i 18’te, Norman Penzer, me titull “Haremi”.