Cozman dhe Skivi kanë folur për herë të parë në media për sherrin me pjesëtarët e OTR. Këtë gjë e kanë bërë në Top Show Magazine.
Skivi ka thënë se ka qenë Noizy ai që ka nisur gjithçka në incidentin që ndodhi në Prishtinë.
“Isha i shoqëruar me femër. Ishin rreth 10 veta që po rrinin jashtë hotelit. Sapo u afrova, nisën të më shanin. Ishin agresivë me fjalë para femrës. Vetëm ktheva kokën dhe iu thashë: “Shqipe, ju lutem mos flisni se s’është as koha e as momenti”. Telefonova Cozmanin që të vinte të më merrte. I thashë edhe për incidentin, por se çdo gjë ishte nën kontroll”, tha Skivi.
Ndërsa Cozman bën me dije se ishte vetëm me një shokun e tij në momentin që ka ndodhur ngjarja: “U nisa për tek hoteli dhe sapo hyra brenda pashë se kishte shumë vetura të parkuara. Ishin grup 10-15 veta. 3-4 veta prej tyre m’u drejtuan dhe njëri më preku pasqyrën. Sapo dola jashtë ishin 4-5 veta që nisën të më sulmonin. Në anën tjetër e sulmuan edhe shokun tim. Nisëm të përlesheshim dhe për 2-3 sekonda dëgjuam të shtënat dhe policia ishte aty afër”.
Skivi tha në fund të fjalës së tij se nuk ka probleme me asnjë grup dhe se shpreson që incidente të tilla të mos ndodhin më.
/ Top Channel