Skitarja kosovare, Lirika Deva ka arritur një sukses mjaft të madh këtë fundvit.
Deva ka shkëlqyer duke e fituar medaljen e artë në Yulen Cup të garave të kalendarit të FIS.
Turneu u zhvillua në shtetin e Bullgarisë.
Ajo la pas vetes Elena Stoilovan dhe Liliana Pitovan që u pozicionuan në vendin e dytë, respektivisht të tretë.
Pjesëmarrës në këtë turne ishin skitarë nga pesë shtete.