Skiatori shmangu ‘takimin’ me arushën që mbronte të voglin (Video)

E publikuar: 29/05/2018 22:47
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Jamie Stein po skionte në një mal të Kanadasë, kur iu afrua më shumë se që duhet një arushe që kishte afër edhe të voglin.

Hapësira e ngushtë nuk ia lejonte të kthehej prapa, por akiatori ishte i shkathtë dhe shmangu atë që do ishte një takim shumë i pakëndshëm me këtë fashë të egër, transmeton Telegrafi.

“Kam parë shumë arinj dhe iu kam kaluar deri në tri metra pranë, por vetëm më shikonin dhe iknin. Janë gjallesa shumë të turpshme, madje largohen prej njerëzve”, ka thënë Stein.

Por, ky rast ishte krejtësisht ndryshe, pasi arusha kur ka të voglin pranë është shumë e dhunshme dhe mund të sulmojë duke lënë pasoja të rënda. /Telegrafi/