Skenderaj/ Gjendet i vdekur një 77-vjeçar në malin që ishte kapluar nga zjarri

E publikuar: 19/02/2024 22:47
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Trupi i një burri 77-vjeçar ëshë gjendur i vdekur në një mal të fshatit Rezallë të Skenderajt.

Atë e gjetën familjarët e tij, në malin që ishte kapluar nga zjarri.

Lajmin për media e ka konfirmuar Avni Zahiti, zëdhënës i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës.

“Rreth orës 18:00, është raportuar se në fshatin Rezallë të Skenderajt, është gjetur pa shenja jete viktima mashkull i moshës 77 vjeçar. Bazuar në informatat e para, bëhet e ditur se trupi i pajetë i viktimës është gjetur nga familjaret e tij në një zonë mali që ishte kapluar nga zjarri.”

“Hetuesit policor me autorizim të prokurorit kanë nisur hetimet për rrethanat dhe shkaqet e ngjarjes. Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion në IML.” – ka thënë ai.