Skenari i Interit për të marrë super sulmuesin e Realit

E publikuar: 28/03/2016 09:50
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ideja – “Corriere dello Sport” bëri me dije se 46- vjeçari ka ndër mend që të përfitojë nga situata e vështirë që është krijuar rreth Benzemasë në Madrid. Me pak fjalë, zikaltrit kanë shumë shpresa te fryma jo e mirë që “mbretëron” në dhomat e zhveshjes të Realit. Siç dihet, Florentino Perez nuk e shikon më si të paprekshëm sulmuesin francez, i cili është përfshirë në një sërë skandalesh.

Miqësia – Përveç parave apo shkatërrimit të raportit mes Benzemasë dhe Perezit, që kjo tratativë të marrë jetë ka nevojë edhe për mirëkuptimin mes presidentëve. Në këtë kontekst, Tohir pritet që t’i kërkojë një nder të madh homologut të tij te Reali. Indoneziani do të shfrytëzojë miqësinë me Perezin për t’i kërkuar korsinë preferenciale për sulmuesin.

Oferta – Plani i Tohirit është i qartë. Ai do t’i bëjë një ofertë prej 40 milionë eurosh Perezit, edhe pse e di fare mirë se francezi kushton më shumë. Tohir shpreson tek ulja e çmimit, pasi mendon se Reali do të afrojë Levandovskin. Nëse polaku do të shkonte në Madrid, atëherë Realit do t’i duhej që të lirohej prej prezencës së Benzemasë.

Largimi i Ikardit – Që Benzema të transferohet në Milano, duhet më parë të largohet Ikardi nga Interi. Argjentinasi duket se është në fund të aventurës me zikaltrit. Për Interin ky transferim do të thotë shumë në këtë tratativë, pasi momentalisht financat e klubit nuk janë të shëndetshme. Siç dihet, vetëm largimi i 23-vjeçarit do të mundësonte transferimin e Benzemasë në Milano. Pak ditë më parë, PSG-ja i ofroi Interit rreth 45 milionë euro për shërbimet e argjentinasit. Për të biseduar për të ardhmen, Tohir do të udhë- tojë drejt Milanos brenda pak ditësh.