Banorët në një fshat të vogël në Hebei të Kinës, janë befasuar me një skelet misterioz të gjatë afro 20 metra.
Ende nuk dihet se kujt i përkasin këto mbetje, që kanë kafkë, brinjë, si dhe disa zgjatime si duar dhe këmbë, transmeton Telegrafi.
Bazuar në mitologjinë kineze, dragonjtë nuk kanë krahë, por ata lëvizin nëpër ajër duke e lakuar trupin si gjarpri.
“Mund të jetë ndonjë lojë, vetëm sa për tu tallur”, si dhe “janë pjesë e ndonjë skene filmi”, kanë qenë dy nga komentet, që tregojnë se nuk ka të bëjë me ndonjë krijesë mitike. /Telegrafi/