Synaptics, kompania e cila e njihet për trackpadet e miliona laptopëve por edhe komandat e prekjes në ekranet e telefonëve njoftoi se ka nisur prodhimin në masë të sensorit të parë të shenjave të gishtërinjve në ekran.
Quajtur Clear ID, këto sensorë do të funksionojnë njëlloj siç funksionojnë sensorët në flagshipët e Samsung dhe Apple iPhone.
Prekja mbi ekran në vend të një butoni e bën gjithçka më magjike. Një vit më parë Synaptics prezantoi sensorin optik FS9100.
Atë kohë konsiderohej si një shpikje teknologjike e paarrirë për momentin dhe kjo ishte arsyeja pse Samsung ndryshoi kurs në momentin e fundit me Galaxy S8-ën.
Samsung dëshironte një flagship me ekran pa skaje dhe skaner të shenjave të gishtërinjve vendosur nën ekran, por planet e gjigantit Korean nuk shkuan siç duhet duke e detyruar të vendoste skanerin në pjesën e pasme.
Sot FS9100 Clear ID ka hyrë në fazën e prodhimit në masë me mbështetjen e një prodhuesi të madh telefonësh që do të thotë se është: Apple, Samsung, Huawei, Oppo ose Xiaomi.
Në të kaluarën Synaptics ka punuar me Samsung për ekranin OLED Infinity. Kjo është një arsye më tepër për të besuar se Samsung fshihet pas Synaptics.
Megjithatë në Verë u raportua se Samsung ishte distancuar nga Synaptics por asgjë nuk është e konfirmuar. Xiaomi është një prej kandidatëve kryesorë të prodhuesit misterioz që mbështet projektin e Synaptics. /PCWorld Albanian