Kryetari i Pejës, Gazmend Muhaxheri si duket ka shpenzuar shumë vite në fakultet, raporton Gazeta Blic.
Kjo pasi, në profilin (biografinë) e Kryetarit, shkruan që ai ka kaluar 14 vite gjithsej në Fakultetin e Ndërtimtarisë dhe Arkitekturës.

A është kjo e vërtetë apo jo, nuk dihet, megjithatë figuron në biografinë personale të tij, e cila gjendet në faqen zyrtare të Komunës së Pejës.
Mirëpo, në kundërshtim me këtë, Kryetari Muhaxheri përmban 23 gabime drejtshkrimore në profilin e tij të shkurtër, ani pse pretendon se ka kryer 14 vite fakultet.

Gazmend Muhaxheri (LDK) u zgjodh Kryetar i Pejës në zgjedhjet lokale, të cilat u mbajtën gjatë vitit 2013, duke e mposhtur kandidatin Ali Berisha (AAK) në rundin e dytë të zgjedhjeve.
















