Ilaçet që erdhën kundër sëmundjeve po rrezikojnë jetën e banorëve në një konetejner në lagjen Kuvajti në Podujevë.
Këto barna që tani kanë afat të skaduar ishin grumbulluar për nevojat e ambulancës e cila tashmë nuk funksionon.
Fëmijët rrezikohen më së shumti pasi kontaktin me to e kanë të lehtë derisa ilaçet me afat të skaduar fëmijët po i përdorin edhe për argëtim, njofton Klan Kosova.
Zëdhënësi i komunës, Nazmi Elezi, përmes postës elektronike i tha Klan Kosovës se depoja disa herë është thyer dhe barnat janë nxjerrë jashtë nga vetë banorët e lagjes, derisa zyrtarët e Drejtorisë së Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, vazhdimisht shkojnë atje për të bërë sërish mbylljen e depos.