Në rrjetet sociale janë shpërndarë disa fotografi ku paraqitet shqetësimi se si televizioni nga Shqipëria, Top Channel, e konsideron Kosovën si pjesë të Serbisë në hartën sinoptike ku jepet parashikimi i motit.
Një hartë sinoptike e publikuar në emisionin “Top Story” të Top Channel ku jepet parashikimi i motit, është bërë temë debati së fundmi në rrjetet sociale, për shkak se në atë hartë nuk figuron Kosova por vetëm Serbia.
Qytetarët e Kosovës pyesin Top Channel nëse e njeh Kosovën si shtet?