Skandal tjetër në ushtrinë greke, shqiptarët detyrohen të shajnë kombin e tyre

29.11.2015 23:41
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Skandal tjetër në ushtrinë greke, shqiptarët detyrohen të shajnë kombin e tyre

Një tjetër skandal në radhët e ushtrisë greke. Një video e postuar në rrjetet sociale tregon fyerjet dhe sharjet e bëra nga ushtarët grekë për Shqipërinë dhe Turqinë.

Një ushtar shqiptar me inicialet M.DH, i cili është duke kryer detyrimin ushtarak në Greqi për të marrë pasaportën greke, ka treguar se ishte i detyruar të këndonte këngë me tekst kundër bashkëkombësve dhe vendit të tij, raporton Shekulli. Ky poshtërim nga ushtarakët grekë ka ndodhur për arsye se gjatë periudhës së kryerjes së ushtrisë, ushtarët me origjinë nga Shqipëria flasin vetëm shqip.

“Këtu jemi shumë shqiptarë dhe kemi ardhur vetëm për të marrë pasaportën. Por duke qenë se flasim shqip dhe kemi nevojë për këtë dokument, këta na poshtërojnë duke na vënë të shajmë motrat dhe mamatë tona”, thotë ushtari shqiptar.

Ndërkohë pas kësaj videoja ka reaguar edhe Partia Drejtësi, Integrim dhe Unitet. Në një deklaratë për mediat, kjo parti dënon thirrjet raciste e ksenofobe në ushtrinë greke.
“Videoja që qarkullon në media, rrëfen se ky është akt i organizuar i oficerëve grekë dhe jo veprime të veçuara. Ministria e Jashtme duhet të kërkojë dënimin e këtyre sjelljeve të institucionalizuara të ushtrisë greke dhe të ngrejë çështjen në strukturat e NATO­s, si një çështje që cenon virtytet dhe misionin e aleancës”, theksohet në deklaratën e PDIU-së.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com

Hoti: Kurti shkarkoi njeriun e luftës, që po hetonte zyrtarët e tij për skandale

Hamza pas takimit me Kurtin: Së pari ndryshimi i Ligjit për Specialen, pastaj presidenti

Shkarkohet Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj

Kurti priti në takim Hofreiter, diskutojnë për zhvillimet aktuale në vend

FSK trajnon instruktorët për të Drejtën Ndërkombëtare Humanitare

KDI: Ushtrimi i detyrës së Presidentit nuk mund të zgjasë përtej gjashtë muajve, kërkohet sqarim nga Kushtetuesja

Nesër protestohet edhe në Malmo kundër dënimit të çlirimtarëve

Edi Rama për arrestimet e zyrtarëve: Sistemi tani lufton kundër korrupsionit

Haxhiu shqyrton mundësinë t’i drejtohet Kushtetueses për mandatin si Ushtruese e Detyrës së Presidentes

Vitia: Avastina do të jetë shumë shpejt në Kosovë

Kurti publikon foton me Presidentin Trump: E falënderova për investimet në mbrojtje

Orët e fundit për marrëveshje, Kurti e Hamza takohen sot, Specialja dhe Presidenti në tavolinë

Haradinaj me urim të veçantë për 65-vjetorin e Ahmet Isufit: “Faleminderit, Komandant, për shërbimin ndaj Atdheut!”

Rama: Qeveria po tenton ta bllokojë Tulltoren, njëjtë siç veproi me pronën për Universitetin

Kurti dhe Prattipati diskutojnë zhvillimet e fundit politike

Netanyahu thotë se sulmuesi në avion “iu nënshtrua indoktrinimit radikal islamist”