Shqiptarët e Maqedonisë janë vrasës të maqedonasve kështu shkruan në një hulumtim historiani maqedonas, Branisllav Svetozarevic shkruan Zhurnal.
Ai ka publikuar librin e tij të fundit me të dhëna tronditëse ku shqiptarët e disa vendbanimeve të Tetovës dhe Gostivarit i quan vrasës të maqedonasve.
Sipas historianit, Svetozarevic kjo ka ndodhur pas vitit 1940 e këndej.
Ai në libër jep disa shembuj në fshatin Sanakos të Gostivarit ku thuhet” Shqiptarët pasi vran maqedonasin, Pavle nga fshati Sanakos në vitin 1942 dhe vazhduan kërcënimet tjera se do të vrasin edhe pjesën tjetër të fshatit të banuar me maqedonas. Atëher maqedonasit ishin të detyruar të ikin nga ky fshat”, shkruan në këtë libër, Svetozarevic ku si dëshmi e mer deklaratën e 85 vjecarit, Vlado Srbinovski i cili është pensionist nga Tetova.
Më tej në këtë libër shkruan se shtëpit e zbrazta të maqedonasve i kanë uzurpuan shqiptarët, kur në vitin 1949 shqiptarët vran edhe një maqedonas i cili kishte ardhur që ti mbledh kumbullat në fshatin Sanakos.
Autori shkruan se tragjedi të ngjajshme kanë përjetuar edhe maqedonasit e fshatit Gradec të Gostivarit të cilët kanë ikur për shkak të krimeve që i kanë bërë shqiptarët ndaj tyre.
Autori shkruan për deportimin e maqedonasve nga Gostivari, madje edhe nga fshati Trebosh i Tetovës.
Sipas këtij hulumtimi pjese më e madhe e qytetit të Tetovës ka qenë e banorë me krishter e jo musliman.
Nga ana tjetër, shqiptarët në Maqedoni shprehen jashtëzakonisht të fyer me përmbajtjen skandaloze të hulumtimit të historian maqedonas shkruan “ZHURNAL”.
Pas encikopledisë maqedonase që shqiptarët i prezanton si “njerëz të zbritur nga mali”, kjo është goditja më e rëndë për shqiptarët të cilët kudo në botë sipas këtij kualifikimi janë vetëm vrasës ordiner.
Analistët për “ZHURNAL” konsiderojnë se bashkëpunëtorët maqedonas të VMRO-DPMNE-së që janë përpilues të këtyre hulumtimeve janë me axhendë politike, po nxisin urrejtje ndërnacionale dhe po rrezikojn marrëdhëniet ndëretnike në Maqedoni.
Ata kërkojnë nga Qeveria, që të tërheq nga përdorimi përmbajtjen e këtij hulumtimi skandaloz, ndërsa kryeministri, Nikolla Gruevski urgjentisht t’i kërkojë falje popullit autokton shqiptar të këtyre trojeve se nuk janë vrasës ordiner.
Analistët alarmojnë intelektualët shqiptarë që të ngrejnë zërin e protestës dhe të distancohen nga përmbajtja skandaloze dhe tendencioze e këtij hulumtimi.
Historianët shqiptar, Ministria e Kulturës e Maqedonisë dhe qeveria e kryeministrit, Edi Rama duhet të reagojn ndaj këtij hulumtimi i cili i largon dy popujt mes veti duke shkaktuar urrejtje të madhë ndëretnike.