
Visoka povjerenica za vanjsku i sigurnosnu politiku Evropske unije i potpredsjednica Evropske komisije Federica Mogherini najavila je da će u martu na sastanku ministara vanjskih poslova EU dati preporuku da za Bosnu i Hercegovinu na snagu stupi Sporazum o stabilizaciji i pridruživanju nakon što su danas oba doma Parlamentarne skupštine BiH potvrdili deklaraciju Predsjedništva BiH o evropskoj opredijeljenosti države (Samir Yordamoviç – Anadolu Ajansı)
Përfaqësuesja e BE-së për politikë të jashtme Federica Mogerini zbulon mashtrim
Përfaqësuesja e BE-së për politikë të jashtme Federica Mogerini zbulon mashtrimin e madh të qeverisë Mustafa dhe të Presidencës Thaçi! S’ka viza pa arrestime! Për demarkacion bëni kompromis!
Ajo i rrëzoi në tri pika kyçe Mustafën, Thaçin dhe mbështetësit e tij. Ajo dëshmoi se për BE-në, demarkacioni aktual I bërë nga Qeveria, nuk është I paprekshëm, dhe than ë mënyrë eksplicite se për demarkacionin duhet të arrihet kompromis ndërpartiak. “Partitë të bëjnë kompromis për demarkacionin!”, tha ajo.
E dyta ajo tha se pavarësisht që stafi i saj dhe BE-ja është pro heqjes së vizave nëse arrihet kompromisi ndërpartiak për demarkacionin, nuk është aspak e sigurt heqja e vizave, sepse për këtë vendos Parlamenti Europian. “Për heqjen e vizave vendos Parlamenti Europian”, tha ajo pas takimeve të veçanta me Mustafën, Thaçin e Veselin.
Dhe pika më e fortë, që vulos mos heqjen e vizave është se Bashkimi Europian, por edhe institucionet tjera të Europës, kusht (kryesor), bile pakompromis është luftimi i korrupsionit dhe krimit të organizuar.
“Kusht është, për heqjen e vizave, edhe luftimi i korrupsionit dhe krimit të organizuar”, ka deklaruar Mogerini.
Dhe këtë kusht as për së afërmi nuk është duke e plotësuar Qeveria dhe Presidenca e Kosovës, pasi për të ndodhë kjo, ndoshta para së gjithash duhet të ndodhë arrestimi i Thaçit, Veselit, Halitit etj., por edhe ndoshta I Isa Mustafës për dyshimet për korrupsion.
Ajo u ka bërë një thirrje formale deputetëve për votim më shumë, si duket nga presioni që kanë ushtruar tek ajo Thaçi dhe Mustafa, në kuadër të propagandës së ushtruar tash e sa kohë, por edhe në këtë rast, ka sqaruar se demarkacioni, e hap vetëm rrugën për liberalizim, por se nuk do të ndodhë asgjë më shumë se vetëm hapje rruge.
“Është koha e fundit që të ecim përpara. Është koha që të votoni demarkacionin me Malin e Zi. Kjo do e zhbllokojë liberalizimin e vizave për Kosovën. Ne jemi të gatshëm për këtë. I mbetet Parlamentit të vendos”, ka thënë Mogherini, në konferencën me Kryeministrin Mustafa.
Sipas saj, partitë politike duhet të gjejnë gjuhën e përbashkët.
“Shpresoj se partitë politike do ta gjejnë kompromisin, në mënyrë që të miratojnë demarkacionin me Malin e Zi”, tha Mogerini.
Vërejtje për lexuesit: Është e tmerrshme pse shumica mediave, thuaja pa përjashtim po i shtrembërojnë mesazhet e Mogerinit për demarkacionin dhe vizat. Madje në kundërshtim me vetë citatet që i kanë vendosur në raportimet e tyre. Titujt janë plotësisht të rrejshëm!
SHQIPTARI.eu


















