Skandal në Madeira: Një person i vë flakën statujës së Cristiano Ronaldos

E publikuar: 21/01/2026 22:20
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Një incident i pazakontë ka ndodhur në vendlindjen e Cristiano Ronaldos, Madeira të Portugalisë.

Një person i panjohur i ka vënë flakën statujës së sulmuesit të Al Nassr. Arsyeja që e ka shtyrë këtë individ të kryejë këtë gjest nuk dihet ende, duke qenë se Ronaldo është golashënuesi më i mirë i kombëtares së Portugalisë dhe ka një mbështetje të madhe nga tifozët.

Policia e Portugalisë është vënë në kërkim të personit të dyshuar, i cili në një video të siguruar shihet edhe duke bërë kërcënime me vrasje.

Incidenti ka tronditur fansat e yllit portugez dhe komunitetin lokal, ndërsa autoritetet po vijojnë hetimet për të sqaruar rrethanat dhe motivet e këtij akti të dhunshëm.