Rilindja 1974 ka humbur sfidën derbi ndaj Drenicës në kuadër të xhiros së katërt në Ligën e Parë të Kosovës.
Ndërkohë një ditë pas humbjes Rilindja ka akuzuar portierin e vet, Armend Ruxhi për kurdisjen e ndeshjes.
Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, klubi ka postuar video ku shihet mos angazhim i portierit në ndeshje.
Falë këtij mos angazhimi kanë ardhur edhe golat e Drenicës.
Portieri madje është suspenduar për një kohë të pacaktuar nga klubi.
Ata gjithashtu kërkojnë nga FFK dhe organet kompetente për nisjen e hetimeve sa më të shpejta për këtë rast.
“Ne kërkojmë nga organet kompetente të Federatës së Futbollit dhe drejtësisë që të hetojnë sa më shpejt këtë rast, pra angazhimin e portierit tonë gjatë kësaj ndeshje”, shkruhet ndër të tjera në reagim.
Pas katër ndeshjeve Drenica prinë në tabelën e grupit A, me 10 pikë kurse Rilindja 1974 është e gjashtë me gjashtë pikë./express