Portali Indeksonline, ka bërë publike disa mesazhe private mes këngëtares Aferdita Dreshaj dhe reperit Agon Amiga.
Ish Miss- Kosova ka shkëmbyer mesazhe romance me Agonin duke u bërë të dytë pjesë e tradhtive për të dashurin dhe femrën që janë në lidhje që një kohë, raporton Indeksonline.
Në bisedë Afërdita tregon se si e ka tradhtuar të dashurin për tu takuar me të, dhe se Tirana përmendet si destinacion i takimit të radhës. Pikërisht Afërdita është arsyeja e ndarjes të Agonit me gruan e tij, gjë e cila ndodhi ditë më parë.
Më e keqja në këtë skandal është se gruaja e Agonit ka qenë çelës i suksesit të këngëtarit dhe se ajo ndihmoi shumë në realizimin e videoklipit të fundit.
Indeksonline ka siguruar copëza bisedash në tradhtinë e dy njerëzve të njohur të estradës. Afërdita me këtë rast ka treguar se e ka problem që të jetë besnike ndaj partnerëve, gjë e cila është parë edhe në lidhjet e kaluara. /Indeksonline/