Nazmi Iballi, i cili është dekan i Fakultetit të Sigurisë Publike në Vushtrri vazhdon që kundërligjshëm të mbaj këtë pozitë. Ai pos pozitës së dekanit, edhe më tutje vazhdon që të jetë pronar dhe menaxher i biznesit privat “Bilanci”. Mbajtja e dy pozitave, konsiderohet si shkelje e ligjit nga ana e Agjencisë Kundër Korrupsionit.
AKK ka nxjerrë një vendim, një kopje të të cilit e ka siguruar Gazeta Blic, ku ndër të tjera kërkohet urgjent nga institucioni, ku Nazmi Iballi e ushtron këtë pozitë që t’i filloj procedurën për shkarkimin e tij. Poashtu, në këtë vendim, Agjencia Kundër Korrupsionit do të kërkoj fillimin e Procedurës për Kundërvajtje nga ana e Gjykatës kompetente, raporton Gazeta Blic.
Sipas këtij vendimi, Iballi është paralajmëruar para disa muajsh nga ana e Agjencisë Kundër Korrupsionit se ai po e mban jashtëligjshëm pozitën e dekanti dhe atë të pronarit të biznesit, mirëpo ai as që është mërzitur për këtë gjë.
Bazuar në vendimin që e ka siguruar Gazeta Blic, Iballi pavarësisht paralajmërimit që i është bërë nga ana e AKK-së, ai nuk ëhstë mërzitur fare, që t’i ik konfiktit të interesit./ Gazeta Blic
KËTU GJENI DOKUMENTIN E PLOTË TË LËSHUAR NGA AKK.