Shpresa Aliu, nënë e tre fëmijëve, tash e sa kohë jeton në një shtëpi të huaj.
Tre fëmijë ajo po rrit në një shtëpi gati të rrënuar, ku të ftohtit e këtij dimri depërton me lehtësi. Shpresa Aliu, gruaja nga Vushtrria, çdo ditë e nis dhe e mbyll me lot në pamundësi që fëmijëve të saj t’u sigurojë ushqim, transmeton zeri.info.
Ajo thotë se po jeton më shumë për hatër të fëmijëve, ngase në këtë mënyrë jeta është e pakuptimtë. Por tash që temperaturat kanë shënuar rënie ajo ka dhe një brengë më shumë, si t’i ngrohë fëmijët e saj. Shpresa tregon se nga të ftohtit para disa viteve i kishte vdekur fëmija nëntëmuajshe, transmeton zeri.info.
“Një fëmijë më ka vdekur prej të ftohtit, nëntë muaj. Tjerëve nuk po kam mundësi t’ju ndihmoj se veç me ndihma sociale veç miellin po mund ta sigurojë, askush nuk po na ndihmon për ushqim veç fqinjët për veshmbathje na ndihmojnë ndonjëherë”, ka thënë ajo.
Bashkëshorti i saj vuan nga një sëmundje që e ka bërë të paaftë të punojë, nuk është në gjendje t’i ofrojë përkrahje familjes së tij. /Zëri/



















