PDK-ja dhe LDK-ja e kanë lënë seancën e sotme, pasi nuk po mund të kalohej asnjë pikë, për shkak të mungesës së kuorumit. Për këtë e kanë fajësuar Lëvizjen Vetëvendosje.
Kryetari i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri tha se Vetëvendosje e ka vendosur Kuvendin në një lloj kaosi parlamentar dhe se kanë mbetur seanca të pambyllura që nga viti i kaluar.
Ai ka thënë se si grup parlamentar e shohin të paarsyeshme të qëndrojnë më tepër në këtë seancë dhe kanë vendosur të lirojnë sallën.
“Që një orë e gjysmë jemi këtu realisht dhe nuk po mundemi me e kalu asnjë pikë të vetme. Ju na keni qitë përpara një lloj kaosi parlamentar dhe kemi seanca të pambyllura prej vitit të kaluar, kjo është e papranueshme dhe ne si grup parlamentar dhe besoj që edhe grupet tjera parlamentare të opozitës nuk do të vazhdojmë të qëndrojmë sepse është i pakuptimtë qëndrimi ynë në këtë seancë. U munduam t’iu japim përkrahje në marrëveshjet ndërkombëtare, ju nuk i keni 61 deputetë.”, tha Tahiri.