Qeveria e Kosovës edhe këtë vit do të ndaj shtesa nga 100 euro për fëmijët nga mosha 0-16 vjet dhe pensionistët.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në një konferencë për media së bashku me ministrin e Financave, Hekuran Murati, ka thënë se po ndahen këto shtesa pas performancës së mirë ekonomike.
Ministri Murati, ka bërë të ditur se shtesat do të dalin gjatë kësaj jave.
Ai theksoi se nuk ka nevojë për aplikim, pasi qeveria i ka listat e përfituesve në databazë.
“Sikurse vitin e kaluar s’ka nevojë për ndonjë aplikim. I kemi listat e përfituesve në data bazat tona, si për pensionistë ashtu edhe për marrësit e shtesave për fëmijë. Do të mundohemi gjatë kësaj jave që të bëjmë përgatitjet teknike që të ekzekutohen pagesat për këtë javë”, tha Murati.
Murati, u shprehë se kjo ndarje po bëhet falë performanacën së mirë buxhetore, duke mundësuar kështu “krijimin e hapësirë së nevojshme fiskale”.
“Siç e theksoi edhe kryeministri, ngjashëm me vitin e kaluar, por edhe më parë, për pensionistët, ndërsa vitin e kaluar edhe për të gjithë fëmijët që marrin shtesa për fëmijë, edhe këtë vit do të ketë mbështetje shtesë, sikurse vitet e kaluara, meqë performanca buxhetore ka qenë e mirë dhe kemi krijuar hapësirën e nevojshme fiskale, përkundër sfidave që kemi pasur gjatë vitit.”, tha Murati.