S’ka ndarje për Afërdita Dreshaj

E publikuar: 28/12/2015 14:41
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Modelja dhe këngëtarja e njohur Afërdita Dreshaj, ka mohuar ndarjen nga partneri i saj Jakub Kindl dhe këtë e ka bërë me anë të fotove në rrjetet sociale.

Ajo ka festuar Krishtlindjen me të dashurin e saj, duke na konfirmuar në këtë mënyrë se marrëdhënia e tyre vijon të jetë e fortë.

Pak kohë më parë, në media është publikuar shkëmbimi i mesazheve të Afërdita Dreshajt dhe Agon Amigës, ku shihej qartë se mes tyre kishte diçka më shumë se shoqëri.