Parlamenti Europian ka miratuar dosjen për liberalizimin e vizave për Kosovën.
Kryetarja e PE-së, Roberta Metsola, njoftoi se s’ka pasë kundërshtime.
Nuk kam marrë asnjë propozim për të refuzuar qëndrimin e Këshillit dhe asnjë amendament. Prandaj, qëndrimi i Këshillit është miratuar dhe akti i propozuar është miratuar”, tha Metsola.
Ky vendim u prit me duartrokitje nga disa eurodeputetë.
Të nesërmen do të jetë ceremonia e nënshkrimit për ligjine ri ku prezente do të jetë vetë Metsola, Jessika Rosëall, ministre suedeze e BE-së që përfaqëson presidencën e Këshillit të BE-së. Po ashtu, të ftuar janë edhe kryetari i LIBE, Juan Fernando López Aguilar dhe raportuesi për vizat e Kosovës, eurodeputeti Thijs Reuten, raporton Gazeta Express.
Sipas vendimit të dakorduar të institucioneve të BE-së, qytetarët e Kosovës do të mund të lëvizin pa viza në zonën Schengen nga 1 janari 2024.
Procedura e vetme e mbetur pas miratimit nga PE është botimi i vendimit në Gazetën Zyrtare të BE-së dhe hyrja në fuqi e tij.
Parlamenti Europian ka mbështetur liberalizimin e vizave për Kosovën që nga viti 2016, që kur Komisioni Europian kishte deklaruar se Kosova përmbush kriteret e udhërrëfyesit të saj për liberalizimin e vizave.