Nuk ka një gjysmëfinalist pas 90 minutave të ndeshjes çerekfinale mes Manchester Cityt dhe Real Madridit.
Rezultati pas kohës së rregullt ishte 1:1, kurse i barabartë ishte edhe në ndeshjen e parë, 3:3.
Rodrygo kaloi mysafirët në epërsi qysh në minutën e 12-të të ndeshjes, shkruan Gazeta Express.
Pjesa e parë më pas ishte e gjitha e vendasve që tentonin të shënonin golin e barazimit.
Megjithatë, atë e gjetën tek në minutën e 76-të nëpërmjet Kevin De Bruynes.
E tani dy herë nga 15 minuta do të jenë alternativa e dytë për ta përcaktuar gjysmëfinalistin e fundit.
Nesë as këto nuk kryejnë punë, penalltitë do të jenë opsioni i fundit.