Kimete Berisha
Gjuha prej tuli, ti fol çka të duash, ama Lista Serbe ju ka kushtëzu juve, z.Bajram Gecaj, e jo opozitën, dhe arsyeja pse serbët nuk morën sot pjesë në mbledhjen e Kuvendit nuk është e njejtë me arsyen e opozitës.
Serbët nuk janë kundër demarkacionit me Malin e zi, por ata, për Asociacionin (autonominë e tyre) po ua shesin shtrenjtë votën e tyre e ju s’po keni më me çka ti bleni ato, sepse koha ju ka mbështet për muri!
Kështu, po i bjen se sot ju keni dështuar e jo opozita, sepse opozita nuk është e kushtëzuar nga Lista Serbe, por ju jeni të kushtëzuar.
Lista Serbe nuk ka fituar sot asgjë, sot ju nuk i keni pranuar kushtëzimet e tyre, prandaj serbët s’kanë asnjë arsye të festojnë.
Arsye për të festuar kanë vetëm opozita dhe sidomos heroi i kësaj kauze Ramush Haradinaj.
E ju, juve edhe Presidenti u quajti sot të pafuqishëm dhe të paaftë për të kryer punët që ua ka dhënë populli.
Që do të thotë, ka ardhur koha të shkoni në shtëpi, sepse nuk jetohet as nuk drejtohet jeta dhe shteti me kushtëzime, me pafuqi, me paaftësi dhe me mëdyshje.
Për me pleqnu, dhe me lu me fjalë duhet me qenë ‘i vendit’, e ty nuk të shkon me ua përzi njerëzve me kos, se s’të shkon, s’je i lindur me filozohu.