Në shtatë muajt e parë të këtij viti Serbia ka tërhequr 1,2 miliard euro investime të drejtpërdrejta të huaja, që është më shumë se sa shuma e të gjitha vendeve të rajonit të Ballkanit Perëndimor bashkërisht, ka deklaruar sekretari në Ministrinë serbe për Ekonomi Milun Trivunac, në Samitin Ekonomik të Serbisë, transmeton Koha.net.
Ai, siç, përcjell blic i Beogradit, ka thënë se Serbia vjet ka pasur rritje ekonomike 2,8 për qind, ndërsa sivjet ajo do të jetë, 2,6 e 3 për qind e në vitin e ardhshëm kjo rritje do të arrijë 3,5 për qind.
Sipas tij, shkalla e papunësisë në Serbi nga 26 për qind ka rënë në 11,8 për qind.


















