Situata në Kosovë, Rama: Krijimi i një “Donbasi të vogël” në mes të Evropës është rrezik real

E publikuar: 27/06/2023 22:09
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Edi Rama

Albania’s Prime Minister Edi Rama speaks during the fourth EU-Arab World Summit in Athens, Tuesday, Oct. 29, 2019. The Summit is an international forum of economic and political dialogue between the European Union and the Arab World. (AP Photo/Thanassis Stavrakis)

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka përsëritur edhe njëherë se situata në veri të Kosovës duhet të shtensionohet sa më parë, pasi siç ka thënë ai, perspektiva e krijimit të një “Donbasi të vogël” në mes të Evropës është një rrezik real.

Në një konferencë të përbashkët për shtyp me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s dhe liderët e tjerë evropian, Rama tha se duhet të bëhet gjithçka për të sjellë dialogun Kosovë-Serbi në nivelin më të lartë.

Rama: Perspektiva e krijimit të një Donbasit të vogël në mes të Evropës për shkak të një përshkallëzimi është një rrezik real dhe ne duhet të bëjmë gjithçka për të sjell dialogun në nivelin më të lartë, me mbështetjen e SHBA-së, dhe që të sigurohemi se KFOR-i do të jetë aty për të garantuar sigurinë për shkak të një përshkallëzimi të mëtutjeshëm. Të gjithë e kuptojnë që është koha për të vepruar dhe të mos lëmë asnjë mundësi që të hidhet poshtë ajo çfarë kemi ndërtuar.