Barcelona-Bayer Munchen është padyshim përballja e pretendentëve kryesorë me kompanitë e basteve që i kuotonin të dyja ekipet si favoritët për të fituar trofeun në finalen e madhe të Berlinit para hedhjes së shortit.
Pep Guardiola kundër së shkuarës së tij. Trajneri i Bayernit për të arritur trofeun e shumë ëndërruar i duhet të nxjerrë jashtë kompeticionit skuadrën ku para pak vitesh shënoi një nga epokat më të suksesshme të historisë së futbollit.
Por më parë Guardiola duhet të bëjë llogaritë me të dëmtuarit. Sipas “Mundo Deportivo”, Robben dhe Ribery me shumë mundësi do të jenë në fushë kundër Barçës, por emra të tjera ose janë në dyshim ose mungojnë me siguri.