Siria thotë se aeroplanët luftarakë amerikanë vrasin 14 civilë

E publikuar: 24/10/2017 15:12
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Televizioni shtetëror sirian pohon se aeroplanët luftarakë të koalicionit të udhëhequr nga SHBA-ja në luftë kundër Shtetit Islamik (ISIS) e kanë bombarduar një lagjet që kontrollohet nga Qeveria siriane në qytetin lindor, Deir el-Zour, duke i vrarë 14 civilë.

Por, zëdhënësi i ushtrisë amerikane, koloneli Ryan Dillon, e ka mohuar lajmin përmes një statusi në Twitter, duke thënë se koalicioni nuk e ka bombarduar këtë qytet, një pjesë të vogël të të cilin e kontrollin ISIS-i momentalisht, transmeton Express.

Sipas Mbikëqyrësit Sirian për të Drejtat e Njeriut me bazë në Londër, njoftoi se një sulm ajror gjatë natës vrau 22 persona, duke shtuar se identiteti i aeroplanëve nuk ka qenë i qartë./Express/