Siria i bën thirrje për veprim OKB-së rreth sulmeve turke ndaj kurdëve

E publikuar: 15/02/2016 09:22
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Siria ka dënuar veprimet ushtarake turke kundër luftëtarëve kurdë në veri të Sirisë duke e përshkuar atë si një shkelje të sovranitetit të saj.

Ky vend  i bëri thirrje Këshillit të Sigurimit të OKB-së për të ndërmarrë veprime rreth kësaj çështjeje.

Për dy ditë radhazi Turqia ka  kryer bombardime kundër forcave kurde në qytetin Aleppo.

Ankaraja e sheh milicinë kurde në Siri, si aleate të Partisë së Punëtorëve të Kurdistanit , e cila ka kryer një fushatë të gjatë me dekada për autonomi nga Turqia.

Por Shtetet e Bashkuara dhe të tjerët mbështesin milicinë kurde YPG në Siri, në luftën e saj kundër të ashtuquajturit Shtet Islamik, raporton BBC, përcjellë Klan Kosova.

Siria e ka akuzuar Turqinë për shkeljen e sovranitetit, duke thënë se Turqia po i mbështet “terroristët e lidhur me Al-Kaidën” dhe njëherit ka paralajmëruar se e kanë të drejtën që të përgjigjen.