Siri ju lexon mesazhet e WhatsApp

E publikuar: 26/04/2017 22:15
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

A Whatsapp App logo is seen behind a Samsung Galaxy S4 phone that is logged on to Facebook in the central Bosnian town of Zenica, February 20, 2014. Facebook Inc will buy fast-growing mobile-messaging startup WhatsApp for $19 billion in cash and stock in a landmark deal that places the world’s largest social network closer to the heart of mobile communications and may bring younger users into the fold. REUTERS/Dado Ruvic (BOSNIA AND HERZEGOVINA – Tags: BUSINESS)

Përveç aftësive të tjera tashmë Siri do të mund të lexojë me zë të lartë edhe mesazhet e WhatsApp, në një përditësim të ri për iOS.

Asistenti i Apple tashmë lexon mesazhet që ju vijnë me zë të lartë, duke e lehtësuar sadopak shërbimin për njerëzit që kanë probleme me shikimin, apo për ata që duan të përdorin telefonin pa e parë ekranin e tij.

Përdoruesit mund të aktivizojnë këtë risi në rubrikën “Rregullime” të WhatsApp, duke kërkuar që Siri tu lexojë mesazhet e fundit me komandën e thjeshtë “Hej Siri”. Edhe kthimi i përgjigjes me zë është i mundur gjithashtu, që kur WhatsApp shtoi këtë mundësi shtatorin e kaluar. Përditësimi 2.17.2 ashmë është i vlefshëm dhe punon në pajisjet me versionin iOS 10.3.