Asistenti virtual Siri mund të bëjë gjithçka. Mund të tregojë barsoleta, të gërmëzojë fjalë, të shikojë kohën kur shfaqen filmat, të kryejë ekuacione matematikore dhe të konvertojë njësi të ndryshme matëse. Ky asistent virtual ka qenë një veçori shumë e dobishme për përdoruesit e pajisjeve iOS që me krijimin e tij tek Apple iPhone 4s.
Ai ndonjëherë mund të jetë argëtues, ndonjëherë i mërzitshëm, dhe ndonjëherë mund t’i shpëtojë jetën një njeriu, si në rastin e ndodhur së fundmi, ku i shpëtoi jetën një 18-vjeçari.
Sipas një raporti nga Fox 17, si duket 18-vjeçari po punonte poshtë kamionit të tij, kur papritur e zu sipër. Ai filloi të kërkonte ndihmë, por pa sukses. Edhe duart nuk mund t’i lëvizte për të marrë telefonin në xhepin e pasmë.
Ndërsa i ishin prerë shpresat se dikush do të vinte ta ndihmonte, ai dëgjoi papritur një zë të njohur. Ishte asistenti virtual Siri që ishte aktivizuar tek telefoni. Ai i kërkoi menjëherë asistentit që të telefononte 911 dhe të kërkonte ndihmë. Ekipi i shpëtimit erdhi menjëherë dhe i dha ndihmën e duhur.
Tani në rezymenë e asistentit virtual Siri duhet të shtojmë edhe një funksion të ri, si “shpëtimtar”./k/