Sipas Vuçiqit, këto janë gjashtë pikat që Kurti i propozoi në Bruksel

E publikuar: 21/08/2022 16:35
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë se kryeministri i Kosovës Albin Kurti i ka propozuar gjashtë pika në takimin e Brukselit që e patën të enjten.

Në konferencën e tij për media pas takimit që pati me përfaqësuesit politikë të serbëve të Kosovës, Vuçiq ka deklaruar se nga Kurti është propozuar marrëveshja e gjithëpërfshirëse për të dyja shtetet.

“1. Njohja reciproke dhe hyrja në të gjitha organizatat ndërkombëtare. 2. Zgjidhja e problemit të personave të pagjetur, konstatimi dhe zgjidhja e problemit të personave të dhunuar, zgjidhja e çështjes së të zhvendosurve, e shkatërrimit të pronës publike private dhe kthimit të objekteve të të gjitha dhe i të tjerave që Serbia i vodhi Kosovës dhe në fund dëmshpërblimet e luftës që Serbia duhet t’i paguajë”.

“3. Bashkëpunimi në të ardhmen. 4. Respektimi reciprok i të drejtave të njëjta që kanë serbët në veri, për shqiptarët në Bujanoc dhe Preshevë. 5. Rishqyrtimi i marrëveshjeve të dakorduara më parë, si dhe pika 6. Marrëveshja përfundimtare”, ka thënë Vuçiq, shkruan Nova, transmeton KlanKosova.tv.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, deri tani nuk ka dhënë ndonjë detaj nga takimi me Vuçiq.