Fundjava rikthen në pistë makinat e Formula 1. Njevendeshet e shpejtësisë do të garojnë këtë herë në Singapor. E vetmja pistë ku kalandari e parashikon të pilotohet natën dhe më e ngadalta pas asaj të Montecarlos. Kjo eshte gjithashtu pista me numrin më të madh të kthesave, plot 23. Gomat e reja të Kompanisë Pirelli ofrojnë garanci. Drejtuesit e kompanisë kanë furnizuar skuadrat me tre lloje të ndryshe gomash, me të cilat makinat do të punojne për të garuar më shpejt si dhe për t’ju përshtatur asfaltit ne nje kohe rekord.
Një nga përgjegjësit e Motorsport të Pirellit, Paul Hembery i ka garantuar tifozët e garave të shpejtësisë, se pista e Singaporit do të jëtë e mbushur plot emocione dhe spektakli do të jetë i garantuar, kjo falë edhe teknikave të përdorura me gomat e reja. Pirelli gjate ketij sezoni ka arritur ta rrise nivelin e cilesise se gomave. Pas gares se fundit te zhvilluar ne Monza, vendin e parë e mban britanku Leëis Hamilton. Ekipi i Mercedes ka grumbulluar 250 pike. Në të dytin është shoku i tij i skuadrës Nico Rosberg me 248 pikë dhe në tretin Daniele Richardo i Red Bull me 161 pikë.