Kryesore

Sindikata e RTK-së: Menaxhmenti në luks e punëtorët në kushte të rënda për punë

01.05.2016 11:39
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Sindikata e RTK-së: Menaxhmenti në luks e punëtorët në kushte të rënda për punë

Në Ditën Ndërkombëtare të Punës, Sindikata e Pavarur e RTK-së (SPRTK) rikujton se dhjetëra punëtorë të RTK-së, vazhdojnë të mbahen pa kontrata pune, për vite të tëra.

Shumicës prej tyre nuk u njihet përvoja e punës ndonëse janë shfrytëzuar me orar të plotë për shumë vjet, me kontrata mbi vepër, në kundërshtim me Ligjin e Punës.

Disa prej tyre janë larguar nga puna, pasi ishin shfrytëzuar për mbi 10 vjet, në anën tjetër ka pasur punësime pa konkurs dhe pa kritere, kryesisht familjarë të menaxhmentit dhe të politikës.
Në RTK degradohen punëtorët në paga për teke individuale, pa vlerësim paraprak, në kundërshtim me Ligjin e Punës dhe detyrohen të nënshkruajnë kontrata të reja.
Në RTK mungojnë kushtet elementare të punës që nga karriget, kompjuterët dhe pajisjet për punë deri te hapësira e nevojshme për punë.
Ambientet e RTK2 dhe RTK3, shpeshherë, janë vërshuar nga ujërat atmosferike. Për shkak të mosplanifikimit nga ana e menaxhmentit, në RTK3 vazhdon të luhet në kurriz të punëtorëve, të cilët detyrohen të punojnë në baraka të improvizuara, pa ndriçim natyral dhe ajrosje të duhur.
Punëtorët kanë qenë të detyruar të dalin në terren me vetura të paregjistruara për shkak të mospagesës së tatimit në pronë nga menaxhmenti.
Punëtorët në RTK-Radio janë detyruar ti bartin thasët me mbeturina në krah, pasi kompania e mbeturinave nuk i kishte hequr ato, si pasojë e mos kryerjes së obligimeve financiare nga menaxhmenti ndaj kësaj kompanie.

Tualetet në RTK Radio shpeshëherë janë të mbyllura dhe jo funksionale në mungesë të ujit, për shkak të borxheve ndaj kompanisë së ujësjellësit, dhe nuk ka material higjieniko-sanitar.
Ashensori i RTK-Radios kishte mbetur disa herë jofunksional si pasojë e mospagesës për mirëmbajtje.
Në anën tjetër, drejtori gjeneral ka pasur kurajo dhe financa të shëtis me helikopter në SHBA.
RTK nga një institucion i financuar nga taksat e qytetarëve për promovimin e ligjshmërisë është shndërruar në njërin prej institucioneve më shpërfillëse të ligjit.
Punëtorët e RTK-së përballen me pasiguri financiare si pasojë e keqmenaxhimit, mbipunësimit, punësimeve pa kritere dhe pa mbulesë finaciare.

Kuvendi i Kosovës ka dështuar ti thërras në përgjegjësi drejtuesit e RTK-së, ndonëse, për katër vjet radhazi, nuk i kishte miratuar raportet vjetore të këtij institucionit për shkak të keqmenaxhimit.
Institucionet e Kosovës kanë dështuar ta zgjidhin çështjen financiare të RTK-së, jashtë buxhetit të shtetit, e cila do të sillte pavarësi editoriale dhe do të largonte ndikimet politike në Transmetuesin Publik
Në RTK janë përndjekur dhe përndiqen sindikalistët dhe punëtorët që ngrisin zërin për kushte më të mira të punës dhe kundër keqmenaxhimit e abuzimit me paranë publike.
Sindikata u drejtohet institucioneve relevante, Kuvendit të Kosovës, si themelues i RTK-së, se është momenti i fundit të kthehet normaliteti në RTK dhe të ftohet prokuroria për hetimin e rasteve abuzive.

Me respekt
Fadil B. Hoxha
Kryetar i SPRTK-së Prishtinë, 01 Maj 2016

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Hamza pas takimit me Kurtin: Së pari ndryshimi i Ligjit për Specialen, pastaj presidenti

Hamza pas takimit me Kurtin: Së pari ndryshimi i Ligjit për Specialen, pastaj presidenti

Shkarkohet Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj

Shkarkohet Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj

Kurti priti në takim Hofreiter, diskutojnë për zhvillimet aktuale në vend

Kurti priti në takim Hofreiter, diskutojnë për zhvillimet aktuale në vend

FSK trajnon instruktorët për të Drejtën Ndërkombëtare Humanitare

FSK trajnon instruktorët për të Drejtën Ndërkombëtare Humanitare

KDI: Ushtrimi i detyrës së Presidentit nuk mund të zgjasë përtej gjashtë muajve, kërkohet sqarim nga Kushtetuesja

KDI: Ushtrimi i detyrës së Presidentit nuk mund të zgjasë përtej gjashtë muajve, kërkohet sqarim nga Kushtetuesja

Nesër protestohet edhe në Malmo kundër dënimit të çlirimtarëve

Nesër protestohet edhe në Malmo kundër dënimit të çlirimtarëve

Edi Rama për arrestimet e zyrtarëve: Sistemi tani lufton kundër korrupsionit

Edi Rama për arrestimet e zyrtarëve: Sistemi tani lufton kundër korrupsionit

Haxhiu shqyrton mundësinë t’i drejtohet Kushtetueses për mandatin si Ushtruese e Detyrës së Presidentes

Haxhiu shqyrton mundësinë t’i drejtohet Kushtetueses për mandatin si Ushtruese e Detyrës së Presidentes

Vitia: Avastina do të jetë shumë shpejt në Kosovë

Vitia: Avastina do të jetë shumë shpejt në Kosovë

Kurti publikon foton me Presidentin Trump: E falënderova për investimet në mbrojtje

Kurti publikon foton me Presidentin Trump: E falënderova për investimet në mbrojtje

Orët e fundit për marrëveshje, Kurti e Hamza takohen sot, Specialja dhe Presidenti në tavolinë

Orët e fundit për marrëveshje, Kurti e Hamza takohen sot, Specialja dhe Presidenti në tavolinë

Haradinaj me urim të veçantë për 65-vjetorin e Ahmet Isufit: “Faleminderit, Komandant, për shërbimin ndaj Atdheut!”

Haradinaj me urim të veçantë për 65-vjetorin e Ahmet Isufit: “Faleminderit, Komandant, për shërbimin ndaj Atdheut!”

Rama: Qeveria po tenton ta bllokojë Tulltoren, njëjtë siç veproi me pronën për Universitetin

Rama: Qeveria po tenton ta bllokojë Tulltoren, njëjtë siç veproi me pronën për Universitetin

Kurti dhe Prattipati diskutojnë zhvillimet e fundit politike

Kurti dhe Prattipati diskutojnë zhvillimet e fundit politike

Netanyahu thotë se sulmuesi në avion “iu nënshtrua indoktrinimit radikal islamist”

Netanyahu thotë se sulmuesi në avion “iu nënshtrua indoktrinimit radikal islamist”

Haxhiu: Partitë të heqin dorë nga përpjekjet për ta çuar vendin në zgjedhje

Haxhiu: Partitë të heqin dorë nga përpjekjet për ta çuar vendin në zgjedhje