Sindikata e QKUK-së njofton se ka pranuar konfirmimin nga Avokati i Popullit për ankesën që ka të bëjë me urdhëresat e SHSKUK-së

E publikuar: 17/10/2022 16:43
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Shoqata Sindikale e Punëtorëve Shëndetësor të QKUK-së përmes një njoftimi për media ka bërë të ditur se sot ka marrë konfirmimin për pranueshmëri nga Institucioni i Avokatit të Popullit, për ankesën së që ka të bëjë me urdhëresat e SHSKUK / QKUK-së të cilat sipas Sindikatës janë të jashtëligjshme, diskriminuese dhe me elemente të standardeve të dyfishta.

Shoqata Sindikale e Punëtorëve Shëndetësor të QKUK-së ndër të tjera shtoi se ajo ankesë është mbështetur ditë më parë edhe nga KMDLNJ.

Njoftimi i plotë:

Shoqata Sindikale e Punëtorëve Shëndetësor të QKUK-së njofton antarësinë, mediat e shkruara dhe vizuele që sot ka marrë konfirmimin për pranueshmëri nga Institucioni i Avokatit të Popullit të ankesën së sindikatës sonë, e që ka të bëjë me urdhëresat e SHSKUK / QKUK-së të cilat konsiderojmë që janë të jashtligjshme, diskriminuese dhe me elemente të standarteve të dyfishta, ankesë kjo e mbështetur ditë më parë edhe nga KMDLNJ.

Shoqata Sindikale e Punëtorëve Shëndetësor të QKUK-së vetëm se ka deponuar të gjitha argumentet e saja pranë IAP, ndërsa jemi të gatshëm që të paraqesim edhe të tjera shtesë në rast se është e nevojshme.
Derisa organizatat tjera brenda QKUK-së ende preokupohen me interesa personale, të akomodimit dhe zyrave të rehatshme, Sindikata e Punëtorëve Shëndetësor të QKUK-së ashtu siç edhe kemi premtuar, prioritet do jetë interesi dhe mirëqenia e punëtorëve shëndetësor.

Shoqata Sindikale e Punëtorëve Shëndetësor të QKUK-së do shfrytëzoj të gjitha të drejtat ligjore, kanalet dhe institucionet legjitime të Republikës sonë për t’a mbrojtur dinjitetin dhe integritetin e infermierëve si dhe profesionin e infermierit.