Sindikata e Policisë së Kosovës ka kërkuar nga qeveria që ta realizojë pagesën e rrezikshmërisë për zyrtarët policorë e cila nuk u është realizuar as këtë muaj.
“Duke u bazuar në dy komunikatat e Ministrisë së Financave dhe Ministrisë së Punëve të Brendshme të muajit shkurt dhe muajit mars me arsyetimin dhe premtimin se Qeveria e Republikës së Kosovës në pagën muajin maj në menyrë retroaktive do të ekzekutojë pagesën e rrezikshmerisë për të gjithë zyrtarët policorë ku per fat te keq ky premtim nuk u realizua as në këtë muaj, Sindikata e Policisë së Kosovës ka pranuar dhe vazhdon të pranojë vërejtje dhe ankesa nga të gjitha njësitë në kuadër të Policisë së Kosovës per mos realizimin e shtesës së rrezikshmerisë edhe në këtë muaj si dhe pagësën retroaktive për muajin shkurt dhe mars si dhe ankesat nga njësitet e stafit civil që punojnë në kuader të PK-së që kanë të bëjnë me kategorizimin ku pritshmeritë kanë qenë të mëdha që shtesa e rrezikshmerisë dhe kategorizimi do të dalin me pagën e muajit prill dhe për muajt paraprak”, thuhet në komunikatën e Sindikatës së Policisë së Kosovës.
“Andaj, kërkojmë nga Qeveria e Republikës së Kosovës që shtesat e rrezikshmërisë për të gjithë zyrtarët policorë, dhe kategorizimin e disa profesioneve të Stafit Civil dhe mbështetës pa asnjë përjashtim, të realizohen me pagën e muajit maj ne fillim te Qershorit dhe në asnjë rast të mos ketë shtyrje ne realizimin e së drejtës për të gëzuar të drejtën në shtesën e rrezikshmerisë”.
Ata po ashtu kanë paralajmëruar masa në rast se nuk realizohet shtesa e rrezikshmërisë më shpejtë.
“Sindikata e Policisë së Kosovës shpreson se Qeveria e Republikes së Kosovës do të reflektojë dhe pa humbur kohë do ta realizojë shtesën e rrezikshmerisë si e drejtë elementare dhe e merituar në të kunderten e mos ralizimit të kësaj kërkese siç po ndodh edhe me kërkesat tjera qe ia kem parashtruar deri me tani Qeverisë, ne si Sindikatë jemi të detyruar që të ndërmarrim masat sindikale bazuar në ligjin mbi organizimin sindikal dhe ligjin e Policisë së Kosovës për t’i realizuar të drejtat tona në plotësimin e kërkesave tona”.