Sindikalistët e QKUK-së janë duke mbajtur një takim me Kryeprokurorin e Shtetit, Aleksandër Lumezin.
Takimi ka filluar në ora 9 dhe është duke u mbajtur në zyrat e Prokurorisë së Shtetit.
Ky takim vjen pas kërcënimeve të kardiologëve të QKUK-së, të cilët morën vendim që të pezullojnë punën derisa të merrnin një përgjigje nga Prokuroria rreth hetimeve që po zhvillohen ndaj disa mjekëve në rastin e njohur si “Stentat”.
Aleksandër Lumezi në një deklaratë për gazetën “Koha Ditore”, ka thënë se pezullimi i punës nga kardiologët deri në sqarimin e statusit të tyre nëse janë nën hetime ose jo, është ndërhyrje në një rast që është duke vazhduar.
Ai për gazetën më herët kishte deklaruar se nuk do të marrë pjesë në takimin e thirrur nga këta mjekë me arsyetimin se “kryeprokurori nuk takohet me palë”.