Sinan Vllasaliu është shprehur kritik për mënyrën se si po trajtohet muzika nga këngëtarët e rinj në ditët e sotme.
Në një intervistë për emisionin Prive të Klan Kosova, ai ka thënë se të rinjtë që merren me muzikë në ditët e sotme ndjehen shumë komodë me atë që bëjnë, ndërkohë që flasin me përgjegjësi për muzikën.
Atë që po ndodh sot në muzikën shqipe, këngëtari i shumë hiteve e ka përmbledhur edhe me fjalët se “edhe kur zhvishemi, zhvishemi keq; dhe edhe kur vishemi, vishemi keq”.
Më tej, ai ka njoftuar se pas bashkëpunimit muzikor me Sabri Fejzullahun, do të vijnë edhe me një emision të përbashkët.
Ndërkaq, në muajt në vijim, Sinani do të lansojë edhe dy balada, të cilat janë në përgatitje e sipër.