Simiq tri herë radhazi nuk merr votat për nënkryetar të Kuvendit

E publikuar: 26/08/2025 15:11
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

I propozuar i Listës Serbe për nënkryetar të Kuvendit të Kosovës, Sllavko Simiq, në tri raunde të votimit nuk ka marrë votat e nevojshme për t’u zgjedhur në këtë post.

Kundër tij, në tri raundet e votimit Simiq, mori vetëm dhjetë vota për nga Lista Serbe dhe deputeti goran, Adem Hoxha, kurse kundër votuan 56 deputetët e LVV-së, ndërkaq 23 deputetë nga PDK abstenuan, kurse nga deputetët e LDK-së nuk morën pjesë në votim.

Duke marrë parasysh se Smiq nuk mori votat e nevojshme në tre raunde, kryetari i Kuvendit, Dimal Basha, kërkoi nga Lista Serbe të propozojë emër tjetër për nënkryetar.

“I nderuar koleg deputetë, siç e dini aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese për me dal nga ngërçi ka qenë propozimi i të njëjtit kandidat radhazi. Gjykata në frymën e daljes nga ngërçi ka propozuar që emërimet të propozohen vetëm tri herë. Kjo vlen për kryetarin dhe nënkryetarët. S’mund të ketë një standard për kryetarët dhe tjetër për nënkryetarët”, tha ai.